LAJMI I FUNDIT:

ATK për dy muaj mbledhë 10.3 milionë euro tatime dhe 898 mijë euro kontribute pensionale

ATK për dy muaj mbledhë 10.3 milionë euro tatime dhe 898 mijë euro kontribute pensionale

Menaxhmenti i lartë i Administratës Tatimore të Kosovës ka marr vendim për intensifikimin e aktiviteteve tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime të pa shlyera në ATK.

Ky hap është ndërmarrë bazuar në procedurat ligjore të mbledhjes së detyrueshme, në momentin kur tatimpaguesit i tejkalojnë afatet ligjore për përmbushjen e obligimeve tatimore.

“Gjatë periudhës janar –shkurt 2019 bazuar në Ligjin Nr. 03/L – 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë zhvilluar shumë aktivitete operative me qëllim të mbledhjes së borxheve, duke njoftuar tatimpaguesit për obligimet që kanë. Dispozitat ligjore parashohin që për secilin tatimpagues i cili nuk u bindet kërkesave ligjore, të ndërmerren masa si vendosja e barrës tatimore, bllokimi i llogarive bankare, bllokimi i import-eksporteve, ndalesa në Thesar, konfiskimi i pasurisë, ngritja e kallëzimeve penale dhe veprime të tjera ligjore”.

“Si rezultat i aktiviteteve të mbledhjes së detyrueshme ATK, për dy muajt e parë të vitit 2019 ka inkasuar 10.3 milionë euro tatime dhe 898 mijë euro kontribute pensionale”, ka njoftuar ATK-ja.

Prioritet i ATK-së mbetet mbledhja e borxheve të reja dhe borxheve tjera të pa paguara, me theks të veçantë mbledhja e gjobave mandatare dhe konfiskimi i pasurisë, për tatimpaguesit që kanë borxhe të pa shlyera.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuara me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, në mënyrë që të mos bëhen objekt i masave të mbledhjes së detyrueshme./Telegrafi/