LAJMI I FUNDIT:

ATK mbledh 34.8 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak

ATK mbledh 34.8 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak

Administrata Tatimore e Kosovës për muajt janar–gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 34.8 milionë euro.

ATK thotë se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro.


“ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në fund, ATK thotë se prioritet i agjencisë vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e ATK-së është e përcaktuar me ligj. /Telegrafi/