LAJMI I FUNDIT:

ATK ka grumbulluar 455.9 milionë euro

ATK ka grumbulluar 455.9 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar të arriturat për vitin 2018. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri tha se gjatë këtij viti është arritur sukses të jashtëzakonshëm në inkasimin e të hyrave, të cilat kanë qenë të përcaktuar nga Qeveria.

“Deri me 28 dhjetor 2018 është arritur që të inkasohen 455.9 milionë euro apo 6.6 milionë euro me shume se plani i të hyrave të përgjithshme vjetore. Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona. Nëse e krahasojmë periudhën janar-28 dhjetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 41.5 milionë euro apo 10.0% më shumë, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 9.9 milionë euro apo 2.2% më shumë të hyra se plani i paraparë”, tha Imeri.


Ai theksoi se është punuar shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e komunikimit me tatimpagues, në mënyrë që ata t’i kuptojnë më kohë obligimet tatimore.

Veç të hyrave në këtë konferencë janë prezantuar edhe aktivitete tjera të cila janë zhvilluar gjatë vitit që po e lemë pas, si edukimi i tatimpaguesve, unifikimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, mbledhja e borxheve, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale, monitorimi i lojërave të fatit, procesi i fiskalizimi, etj. /Telegrafi/