LAJMI I FUNDIT:

Athina dëbon dy diplomatë rus, kanë tentuar të ndikojnë në marrëveshjen me Maqedoninë

Athina dëbon dy diplomatë rus, kanë tentuar të ndikojnë në marrëveshjen me Maqedoninë

Qeveria e Greqisë ka vendosur që të dëbojë dy diplomatë rus dhe të ndalojë hyrjen në Greqi edhe për dy të tjerë, duke i akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme dhe punë joligjore kundër sigurisë kombëtare të Greqisë.

Gazeta “Kathimerini” shkruan se Athina diplomatët rus i akuzon për tentime të marrin informacione dhe të blejnë operativë grek, që sipas gazetës kanë përfunduar pa sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në një pjesë të teksitit thuhet se diplomatët rus kanë tentuar të intervenojnë në çështjen për marrëveshjen me Maqedoninë për kontestin e emrit dhe me këtë të tregojnë “rolin negativ të Greqisë në Ballkan”.

“Kathimerini” shkruan se ky rast ka sjellur tensione mes Moskës dhe Athinës, për shkak të çështjeve që lidhen me sigurinë rajonale.

Gazeta në fund shkruan se vendimin për dëbimin e diplomatëve e kanë marrë katër persona të besueshëm, por kjo thuhet më tej në gazetë, nuk do të ndryshojë synimet e Greqisë për bashkëpunim me Rusinë./Telegrafi/