LAJMI I FUNDIT:

Atentati në Tiranë – një nga të plagosurit në gjendje kritike, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetë

Atentati në Tiranë – një nga të plagosurit në gjendje kritike, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetë

Atentati i të martës dyshohet të ketë pasur si shënjestër Edmond Crrojin, i cili është njëri nga personat që ndodhet në gjendje kritike në reanimacionin e spitalit të Traumës.

Ndërsa dy personat e tjerë, Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavijon dhe jashtë rrezikut për jetën.


Burimet për Top Channel thanë se Crroji mbeti i plagosur në pjesën e barkut dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij sipas mjekëve duket e stabilizuar për momentin, por gjithsesi ka nevojë për kujdes intensiv nga bluzat e bardha.

Në gjendje të rënduar vazhdon të jetë edhe i vëllai i viktimës, i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Me kërkesë të familjarëve të tij, Blerim Çela është dërguar në një spital privat në kryeqytet dhe po merr trajtim të specializuar.

Viktimë e këtij atentati mbeti 35-vjeçari Erion Çela, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik Çela.

Edmond Crroj rezulton i skeduar disa kohë më parë për dy vepra penale atë të trafikut të narkotikëve dhe prostitucionin.

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur gëzhoja ndonëse hetuesit kanë dyshime se është qëlluar rreth 15 herë. Ky element shton dhe më tej dyshimet se ka qenë një atentat i mirë organizuar.

3 kanë qenë autorët të cilët kanë qëlluar nga brenda mjetit Mercedez, duke shmangur rënien e gëzhojave jashtë tij.

Shënjestrat e atentatit dyshohet të jenë mbajtur në vëzhgim.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person është vrarë dhe katër të tjerë mbeten të plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori