LAJMI I FUNDIT:

Atentati ndaj Çapjave, ADN-ja zbuloi vrasësin (Video)

Atentati ndaj Çapjave, ADN-ja zbuloi vrasësin (Video)

Shkëlzen Hasanpapaj, i dyshuari për atentat në dëm të familjes Çapja, la në vendin e ngjarjes shumë prova që vërtetojnë autorësinë e krimit.

Gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e sigurisë për Hasanpapaj që në nëntor të 2016-s.


Prokuroria kishte dyshime të mjaftueshme dhe prova shkencore se ai ishte atentatori i Florenc Çapja në qershor 2016, ku mbeti i plagosur miku i objektivit të atentatit, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie.

Prokuroria bëri publike provat e administratuara në vendin e ngjarjes, ndër të cilat objekte që shërbyen për identifikimin e autorit.

Në vendngjarje u gjetën edhe një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si dhe sende që dyshohet se ishin përdorur prej tij. Prokuroria kreu analizat e ADN-së, në bazë të të cilave u përftua profil i njëjtë gjenetik me të.

Gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e tij dhe sendet e tjera të perdorura nga Hasanpapaj.

Por dyshime që ky person mund të ishte autori i kësaj ngjarjeje erdhën edhe nga të dhëna të tjera. Në mungesë të tij, pasi ishte larguar nga Shqipëria një ditë pas krimit, analiza e ADN-së iu bë prindërve të tij dhe rezultoi se gjaku përputhej.

Fakti që kishte edhe një vëlla i detyroi prokurorët t’i kryenin edhe atij një analizë ADN-je për ta përjashtuar nga të dyshuarit.

Pasi rezultoi se gjaku i gjetur në vendin e ngjarjes nuk ishte i të vëllait, atëherë prokuroria e shpalli në kërkim që në nëntor Hasanpapajn, i cili u arrestua në ditët e para të shkurtit në Holandë.

Por ndërsa për këtë rast ai akuzohet me prova, prokuroria ngre edhe dyshime se mund të ketë lidhje me masakrën e ndodhur në shkurt 2016, ku u vranë tre pjesëtarë të familjes Çapja dhe u plagosën 8 të tjerë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori