LAJMI I FUNDIT:

Atanasov: Është paraqitur një rast i gjuajtjes së derrave të egër

Atanasov: Është paraqitur një rast i gjuajtjes së derrave të egër

Deri më është paraqitur vetëm një rast i gjuajtjes së derrave të egër që kur para dy javëve Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujërave mori vendim për gjuajtjen e derrave të egër si masë kundër sëmundjes së “etheve afrikane të derrave” e cila është paraqitur në Bullgari.

“Vetëm se ka organizim të gjuajtjes së derrave të egër. Deri më tani kemi vetëm një të paraqitur të gjuajtjes së derrave të egër, megjithatë pozitive është se gjuetarët kanë dalë në terren dhe gjatë monitorimit pasiv nuk kanë vërejtur ndonjë derrë të vrarë e cila do të mund të paraqitet që të merren mostrat dhe të bëhet analizë”, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.


Gjuatja e derrave është organizuar në pjesën lindore të vendit, ndërsa ka deklarime për organizim më të madh të gjuetisë gjatë fundjavës, gjegjësisht më 25 gusht./Telegrafi/