LAJMI I FUNDIT:

Ata që hanë më shumë djathë, janë më të hollë

Ata që hanë më shumë djathë, janë më të hollë

Është lajmi që të gjithë e kemi pritur. Nëse jo të gjithë, të paktën ne që jemi adhurues të mëdhenj të djathit.

Sado i shijshëm që është, e vërteta e hidhur është se djathi për një kohë të gjatë nuk është parë shumë si ushqim i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se djathi në fakt është shumë më i mirë se ç’kemi menduar më parë – ose të paktën nuk është aq i keq sa kemi menduar më parë!

Hulumtimet e reja kanë konstatuar se personat që hanë shumë djathë janë më të hollë sesa ata që nuk hanë, dhe që faktikisht djathi nuk i rritë nivelet e kolesterolit.

Shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e produkteve të bulmetit – qumështit, djathit, jogurtit, gjalpës dhe kremit – te 1,500 njerëz të moshave 18-90 vjet.

Ata kanë zbuluar se personat që kishin konsumuar më së shumti produkte të bulmetit kishin pasur BMI (indeks të masës trupore) më të vogël, përqindje më të vogël të yndyrës në trup, bel më të hollë dhe shtypje më të ulët të gjakut.

Në fakt, ata që kishin konsumuar produkte të bulmetit me pak yndyrë kishin pasur tendenca të kenë nivele më të larta të kolesterolit.

Ky studim është kundër këshillave momentale shëndetësore, të cilat thonë se duhet ta kufizoni konsumimin e yndyrave të ngopura (që gjenden në djathë) në mënyrë që t’i mbani të ulëta nivelet e kosterolit – pasi që kolesteroli i lartë është i ndërlidhur fuqishëm me rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të sulmeve të trurit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori