LAJMI I FUNDIT:

Ata janë në vijën e parë të frontit, qindra vullnetarë janë bashkuar në luftën kundër COVID-19 në Kosovë

Ata janë në vijën e parë të frontit, qindra vullnetarë janë bashkuar në luftën kundër COVID-19 në Kosovë

Rreth 485 mjekë, infermierë, studentë, punëtorë socialë e të shërbimeve të tjera janë duke shërbyer vullnetarisht nëpër institucionet shëndetësore dhe në terren kudo që ka nevojë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në luftimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Vullnetarët e angazhuar, po shërbejnë në komuna të ndryshme dhe nga nacionalitete të ndryshme, ku rreth 135 janë të angazhuar përmes Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), dhe në terren janë rreth 250 të tjerë vullnetarë të Kryqit të Kuq të Kosovës, kurse 85 të tjetër, Kryqi i Kuq i Kosovës i ka trajnuar për organizimin e kurseve virtuale.

Deri më tani, në MSH, janë paraqitur rreth 400 vullnetarë të gatshëm për të nisur punën, por kërkesat në terren nga institucionet qendrore e komunat kanë qenë vetëm për 135 prej tyre, teksa në një përgjigje pët Telegrafin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, kanë thënë se deri më tani ky numër është i mjaftueshëm.

“Rreth 135 janë angazhuar, sipas kërkesave që i kanë bërë institucionet qendrore, komunat dhe shërbimet e ndryshme të kyçura në menaxhimin e situatës rreth Covid-19.Për momentin po mjaftojnë edhe pse lista është dinamike dhe ndryshon çdo ditë”, tha Hoti.

Komisioni i veçantë në MSH, që menaxhon listën e vullnetarëve, i ka sistemuar ata sipas profileve, thotë Hoti, ndërsa priten kërkesat nga institucionet në mënyrë që të angazhohen edhe pjesa e mbetur, kurdo që ka nevojë.

“Ministria e Shëndetësisë ka një komision që menaxhon me listën e tyre, i ka të sistemuar sipas profileve, sipas komunave nga vijnë dhe karakteristikave të tjera dhe kudo që paraqitet ndonjë kërkesë nga institucionet apo komunat, vullnetarët kontaktohen, merret miratimi i tyre dhe angazhohen. Një numër i konsideruar i tyre është angazhuar në shërbimet e Karantinës në Qendrën e Studentëve, pastaj në Klinikën Infektive të QKUK, në IKSHPK, në QKMF nëpër komuna dhe në shërbime të tjera”, tha Hoti.

Ndërsa, Kryqi i Kuq i Kosovës, pas paraqitjes së COVID-19 i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saja të planifikuara, dhe ka mobilizuar të gjitha kapacitetet  e veta njerëzore dhe logjistike për të ju ofruar ndihmë familjeve në nevojë.

Për aktivitetin e shpërndarjes së pakove ushqimore, higjienike nga Kryqi i Kuq i Kosovës janë mobilizuar 250 vullnetarë për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shpërndarja e pakove ushqimore e higjienike është bërë dhe po vazhdon të bëhet me fokus të veçantë në komunitetin rom, dhe në zonat e izoluara, duke mos lënë anash as pjesën veriore të vendit.

Zyrtari për Medie e Komunikim në Kryqin e Kuq të Kosovës, Armend Shala tha për Telegrafin se me mijëra pako ushqimore e higjienike tashmë janë shpërndarë nëpër gjithë territorin e Kosovës, ndërsa kanë përkrahur edhe Qendrën e Studetentëve,e cila tashmë po shfrytëzohet si hapësirë karantine.

“Gjatë shpërndarjes së pakove, fokus të veçantë kemi pasur komunitetin rom, vendbanimet e izoluara për shkak të COVID-19, si dhe familjet në zonat e thella rurale  duke përfshirë edhe vendbanimet në pjesën veriore të Kosovës. Deri në këtë moment janë shpërndarë 9850 pako Ushqimore dhe 7696 pako higjienike, lodra dhe vizatime për fëmijë,  dhe shpërndarja vazhdon shtëpi për shtëpi. Gjithashtu, Kryqi i Kuq i Kosovës ka përkrahur Qendrën e Studentëve ( karantinë), Qendrën e Azilkërkuesve Magure, me pako higjienike. Kemi vendosur 15 tenda të vogla për triazhim para Qendrave të Mjekësisë Familjare në komuna të ndryshme”, tha Shala.

Por, përveç pakove higjienike e po bën përgatitjet teknike me vullnetarët të cilët i ka trajnuar për programe të tjera për organizimin e kurseve virtuale, në të cilat marrin pjesë rreth 85 vullnetarë.

“Kryqi i Kuq i Kosovës, ka të trajnuar vullnetar edhe për programe tjera. Gjatë kësaj kohe jemi duke bërë përgatitjet teknike për organizimin e kurseve virtuale me temat e edukimit shëndetësor të familjes, vetëdijesimin e popullatës për rrezikun nga COVID-19, komponentën e dhunës në baza gjinore nga pakoja MISP (Pako minimale fillestare për shëndet riprodhues). Për këto aktivitete janë të angazhuar 60 trajnerë të edukimit shëndetësor dhe 25 trajnerë të rinisë për Shëndet Riprodhues, duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Shala për Telegrafin.

Por, kapacitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës shkojnë përtej këtyre numrave, sipas Shalës, ata kanë kapacitet për dyfishim e trefishim të vullnetarëve të të gjitha profileve.

“Në rast të paraqitjes së nevojës, Kryqi i Kuq i Kosovës ka kapacitete për dyfishimin edhe trefishimin e vullnetarëve të të gjitha profileve. Megjithatë Kryqi i Kuq i Kosovës çdo here i ka dyert e hapura për të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e jona përmes vullnetarizmit”, tha Shala.

Paraprakisht, për të gjithë vullnetarët që po qëndrojnë në vijën e parë të frontit janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për stafin dhe vullnetarët të cilët janë direkt të ekspozuar ndaj rrezikut me COVID-19.

Ndërkaq, në njoftimin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve me COVID-19, ka arritur në 480 persona, teksa 12 nga të infektuarit të cilët kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese kanë humbur jetën, ndërkaq janë shëruar 84.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 prill 2020, sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2,223,240 raste të COVID-19 dhe 152,328 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori