LAJMI I FUNDIT:

Astronauti gjerman i misionit Crew-3, pretendon se lufta në Ukrainë “shihet nga hapësira”

Astronauti gjerman i misionit Crew-3, pretendon se lufta në Ukrainë “shihet nga hapësira”

Imazhet satelitore të shkrepura nga hapësira kishin rol kyç në raportimin për luftën në Ukrainë, madje kanë ndihmuar për t’u zbuluar dezinformatat që shpërndaheshin në fillim të pushtimit rus në Ukrainë.

E derisa satelitët dokumentuan luftën siç është rasti i atyre që Maxar Techologies i përdor, ata janë të pajisur me kamera të fuqishme – por sipas astronautëve lufta në Ukrainë ka mundur të shihet edhe me syrin e njeriut, transmeton Telegrafi.


“Kur jeni në hapësirë, në fillim ju duket se jeni larg”, tha për ARD-në gjermane Matthias Maurer, astronauti i agjencisë evropiane hapësinore ESA, që së fundmi u kthye në Tokë pasi që në stacionin ndërkombëtar hapësinorë i kaloi 177 ditë. Ai ishte pjesë e misionit Crew-3

Maurer theksoi se pushtimi rus “mund të shihet me sy të njeriut nga hapësira”, dhe ka pranuar se ka mundur të sheh “re të zeza tymi mbi qytetet si Mariupoli”, port qytet që ishte “qendra” e pushtimit rus.

E duke marrë parasysh se lëvizë me shpejtësi të madhe, ISS bën rrethin rreth Tokës çdo 90 minuta, kështu që Maurer ka pasur pamje të mirë mbi Ukrainë gjatë qëndrimit në stacionin hapësinor.

“Në fillim të luftës e tërë tokë natën ishte në terr. Në Kiev ka mundur të shihet diçka sikur të ishte rrufe”, derisa raketat godisnin caqet në Kiev të Ukrainës.

Sipas Maurer i cili në fillim të këtij muaji u kthye në shtëpi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit – përfshirë astronautin rus, kanë thënë se “gjëra të tmerrshme po ndodhin në Ukrainë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori