LAJMI I FUNDIT:

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër COVID-19

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër COVID-19

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të rinisin testimet për vaksinën kundër sëmundjes COVID-19.

Më 8 shtator, testimet për këtë vaksinë u pezulluan pasi një vullnetarit nga Mbretëria e Bashkuar iu përkeqësua gjendja shëndetësore, raporton BBC.


AstraZenaca më pas tha se do të hetojë nëse përkeqësimi i shëndetit të vullnetarit ishte efekt anësor i vaksinën që kjo kompani po zhvillon.

Por, të shtunën, Universiteti i Oksfordit tha se e konsiderojnë të sigurt vazhdimin e testimeve të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Ky universitet tha se është e “pritshme” që disa pjesëmarrës në studimet që po kryhen për vaksinën “mund të sëmuren”.

Autoritetet britanike thanë se testimet do të vazhdojnë dhe do të ndiqen rekomandimet e një komiteti të pavarur për sigurinë, që vepron në kuadër të Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndonëse në Mbretërinë e Bashkuar sëmundjet e pacientëve janë konfidenciale dhe nuk publikohen, New York Times ka raportuar se një vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar u diagnostikua me një sinkron inflamator që prek palcën kurrizore dhe që mund të shkaktohet nga infeksionet virale.

Vaksina, që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në Britani, është një prej projekteve më premtuese në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

AstraZeneca është një prej tri kompanive që kanë arritur në fazën e tretë të testimeve të vaksinave për Coronavirus në Shtetet e Bashkuara, meqë atje janë siguruar mijëra vullnetarë për marrje të vaksinës.

Dy vaksinat e tjera po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër Coronavirusit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori