LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin do të jetë pjesë e filmit të ri James Bond (Video)

Aston Martin do të jetë pjesë e filmit të ri James Bond (Video)

Këtë herë, nuk është DB5

Makina Aston Martin DB5 e James Bond, është një prej makinave më të mira në historinë e filmave, transmeton Telegrafi. Për ta nderuar këtë model, janë ndërtuar disa të ngjashme me pjesë funksionale.


Kjo makinë ishte shfrytëzuar në filmin Skyfall të vitit 2012, ndërsa është djegur në një prej skenave të fundit, atë e zëvendësuan me Aston Martin DB10 në filmin Spectre të vitit 2015.

Ishte thënë se në filmin e ri, agjenti britanik do ta shfrytëzojë një Aston Martin Rapid E, ndërsa në skenat e filmit është parë edhe një Aston Martin klasik.

Gjatë regjistrimeve që bëheshin sipër një ure në Norvegji, është parë një Aston Martin V8 Vantage, teksa lëvizte me shpejtësi, derisa kamera qëndronte në helikopter.

Duhet pritur deri sa të lansohet filmi më i ri i James Bond, për të parë se cilat makina të Aston Martin janë shfrytëzuar. /Telegrafi/