Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka dhënë versionin e saj përse prej marrjes së mandatit nuk i ka siguruar vendit asnjë njohje.
Në intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, kryediplomatja Gërvalla ka thënë se janë fokusuar te sigurimi i njohjes nga blloku i 5-shes mosnjohëse të BE-së, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.
“Tani ne jemi përqendruar shumë në 5 njohjet pa dashur t’i injorojmë pjesën tjetër të botës, por 5 njohjet brenda BE janë tepër të rëndësishme për ne sepse në fund të fundit mund ta na paraqesin pengesa serioze në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe atyre në NATO” – tha ajo.
Një pjesë të fajit Gërvalla e ka hedhur edhe te moratoriumi 1-vjeçar për të stopuar fushatën për njohje të reja.
“Prandaj pjesa më e madhe e kohës tonë është investuar në këto njohje që nuk do të thotë që nuk kemi punuar edhe në kontinente të tjera, që mos harroni që një pjesë të madhe të këtij një viti e gjysmë ne kemi pasur një moratorium dhe moratoriumi i cili është dhënë premtimi në Uashtington është natyrisht një element i cili na ka bërë të dukemi që njohjet për ne si republikë nuk janë edhe kaq të rëndësishme” – tha ajo.
E pyetur se çfarë progresi ka, Gërvalla nuk ka dhënë detaje, por vetëm ka thënë se po punohet.
“Ka goxha progres të prekshëm në të 5 vendet, më shumë progres në disa, më pak në disa të tjera. Ju e shihni me Greqinë kemi marrëdhënie si me të gjitha shtetet e tjera njohëse i vetmi që mungon, unë nuk kam ardh këtu të them që kemi zbulu ujin e ngrohtë, unë po them se cili është fokusi i politikës së jashtme” – tha ajo.
Pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga 5 vendet anëtare të Bashkimit Evropian: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare