LAJMI I FUNDIT:

Asnjë fjalë nga MPJD dhe as nga deputetët e LVV-së për emërimet, shkarkimet dhe protestat e zyrtarëve

Asnjë fjalë nga MPJD dhe as nga deputetët e LVV-së për emërimet, shkarkimet dhe protestat e zyrtarëve

Që nga fuzionimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), janë shfaqur një sërë pakënaqësishë nga zyrtarët e kësaj ministrie. Emërimet, shkarkimet, transferet dhe hapja e konkurseve të kundërligjshme, kanë krijuar probleme serioze në funksionimin e duhur të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Për këto probleme së fundi punonjësit e kësaj ministrie edhe kanë protestuar.


Për gjithë këto probleme, emisioni “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar vazhdimisht përgjigje nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe MPJD, por asnjëherë nuk janë përgjigjur.

As deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pasur gatishmëri të flasin për këto probleme të MPJD-së.

Ndërkaq, në maj 2021, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, ministrja Gërvalla, kishte deklaruar se MPJD i ka dhënë synim vetes që ta aprovojnë sa më parë ligjin dhe rregulloren e punës, por përkundër ambicieve të mëdha, ajo ka thënë se nuk e përjashton mundësinë të mos kenë sukses deri në datat e parapara.

Ndër të tjera, ministrja Gërvalla ka folur edhe për siç ka thënë ajo kthimin e ligjshmërisë në këtë ministri.

Sipas saj, në këtë ministri ka pasur gradime të parregullta dhe shkelje të kritereve ligjore. Sa i përket gradimit të zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, Gërvalla kishte deklaruar se gradimi do të ishte i jashtëligjshëm, sepse për këtë, sipas saj, nevojitet ligji i ri, i cili krijon mundësinë e fuzionimit funksional të dy ministrive.

Kjo nuk ka ndodhur pasi sistemimi brenda ministrisë ishte bërë me rregullore, madje sipas zyrtarëve të MPJ-së, sistemimi kishte filluar edhe para miratimit të kësaj rregullore.

Në një komunikim elektronik të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Komisioni për Punë të Jashtme, i është drejtuar Ministrisë se duan të zhvillojnë vizita pune për t’i takuar zyrtarët përgjegjës për zbatimin e ligjit për Shërbimin e Jashtëm, ku përmes këtij emali kërkojnë të takojnë Drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve politike, Sekretarin dhe drejtorët administrativë si dhe kabinetin e Ministres.

Ky takim nuk është realizuar, duke thënë se Sekretari i Përgjithshëm nuk është i lirë, ndërsa kanë njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme nuk ekziston më.

“Gjithashtu për njoftimin tuaj, drejtoria përgjithshme më nuk ekziston si pozitë në baze të Rregullores (ZKM) Nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në MPJD”, thuhej në këtë komunikim zyrtar.

Përveç kësaj, në ministri ka pasur shkarkim të diplomatëve, të cilat shkarkime po konsiderohen arbitrare, ka pasur ndërrim të pozitave të cilat po konsiderohen emërime politike, transferime nga ministria në ministri tjera si dhe hapje të konkurseve po u bërë sistemimi i zyrtarëve brenda ministrisë.

Ndonëse për emisionin “Betimi për Drejtësi”, nuk janë shprehur të gatshëm të flasin. Haki Abazi, deputeti që drejton Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, në një debat televiziv, ka thënë se më shpesh mund ta shohin gazetarët ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, sesa ai.

Për mos pjesëmarrjen e ministres në komision dhe Kuvend për të diskutuar për këtë teme ka edhe kritika të ashpra edhe nga Opozita, ku sipas tyre nuk po mundën t’i adresojnë këto probleme.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori