LAJMI I FUNDIT:

“Asnjë ditë pushim për shtatë vjet”: Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

“Asnjë ditë pushim për shtatë vjet”: Historia e investitorit amerikan, pasuria e të cilit tani vlerësohet në rreth 6 miliardë dollarë

Mark Cuban, miliarderi dhe investitori i njohur amerikan ka rrëfyer së fundmi sakrificat ekstreme që bëri në fillim të karrierës së tij.

Në një episod të fundit, ai ka treguar se kur themeloi biznesin e tij të parë, MicroSolutions, në moshën 24-vjeçare, nuk bëri asnjë ditë pushim për shtatë vjet me radhë.

“Gjithçka që bëja ishte të mësoja dhe të punoja”, ka thënë Cuban, duke theksuar se në atë kohë ishte i papunë dhe jetonte me gjashtë shokë në një apartament me tri dhoma, përcjell Telegrafi.


“Isha i varfër si mos më keq, por kjo më dha motivim. Nuk kisha nga të shkoja, përveçse përpara”.

Cuban thotë se nuk do ta kishte arritur suksesin e sotëm nëse do të kërkonte një balancë mes punës dhe jetës personale.

“Nëse dëshiron të jesh i zakonshëm, mund të punosh nga ora 9 deri në 5. Por nëse dëshiron të jesh më i miri, duhet të jetosh me mendjen te ‘loja’ 24 orë”, u shpreh ai.

Në moshën 32-vjeçare, ai e shiti MicroSolutions për 6 milionë dollarë dhe më pas themeloi Broadcast.com, të cilën e shiti për 6 miliardë dollarë tek Yahoo në vitin 1999.

Sot, pasuria e tij kap vlerën e 5.7 miliardë dollarëve.

Pas arritjes së suksesit, Cuban tha se hoqi orën nga dora për të simbolizuar që tashmë koha i përkiste vetëm atij.

“Nuk doja t’i përgjigjesha më askujt për orarin tim. E arrita pikërisht atë që doja: lirinë për të jetuar sipas kushteve të mia”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Nëndetësja bërthamore e Marinës Amerikane u ankorua për herë të parë në histori në Islandë

Nëndetësja bërthamore e Marinës Amerikane u ankorua për herë të parë në histori në Islandë

Amerika
Për Vuçiqin në Srebrenicë nuk u krye gjenocid, por vetëm një krim

Për Vuçiqin në Srebrenicë nuk u krye gjenocid, por vetëm një krim

Serbia
Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve

Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve

Evropa
Droni ushtarak rus rrëzohet në Lituani - rriten tensionet në kufirin lindor të NATO-s

Droni ushtarak rus rrëzohet në Lituani - rriten tensionet në kufirin lindor të NATO-s

Evropa
Epoka e dronëve pa pilot - revolucioni i mbrojtjes amerikane

Epoka e dronëve pa pilot - revolucioni i mbrojtjes amerikane

Amerika
Kalo në kategori