LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk i do informatorët, madje as mësimdhënësit

Askush nuk i do informatorët, madje as mësimdhënësit

Askush nuk i do personat që akuzojnë vazhdimisht dikë, e po ashtu edhe fëmijët – tregoi hulumtimi i studiuesve nga Auckland, të cilët testuan nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për këtë çështje

Një hulumtim i bërë në 1.000 fëmijë, ekspertët nga Zelanda e Re dolën në përfundimin se vajzat dhe djemtë që akuzojnë bashkëmoshatarët e tyre te mësimdhënësit dhe qëndrojnë gjithmonë anash, nuk gëzojnë respektin e fëmijëve, gjë që i bën ata më pak të pëlqyer, transmeton Telegrafi.

Madje rreth 90 për qind e nxënësve të anketuar kanë deklaruar se nuk duan të shoqërohen me ta, sepse nuk u pëlqen fakti që vendosin shoqërinë dhe kolegjialitetin dhe përulen orë e çast para arsimtarëve.

Kur punuan në profilin e “akuzuesve”, shkencëtarët zbuluan se ai profil nuk ishte universal, sepse nxënësit më të mirë dhe më të këqij ishin në mesin e pinformatorëve, që do të thotë se notat nuk janë kriter.

Të parët ishin të interesuar të fitonin besim absolut te mësimdhënësit, ndërsa të dytët të shpengonin veten për notat e këqija dhe të përmirësonin statusin e tyre nëpërmjet akuzave të rregullta.

Megjithatë, nga testimi i mëvonshëm i pedagogëve, shkencëtarët zbuluan se 75 për qind e pedagogëve nuk i respektojnë studentët që ‘spiunojnë’ shokët, duke vlerësuar se kjo nuk i bën ata njerëz të mirë. /Telegrafi/