LAJMI I FUNDIT:

ASK del në terren në prag të Regjistrimit të Popullsisë, fton qytetarët të bashkëpunojnë

ASK del në terren në prag të Regjistrimit të Popullsisë, fton qytetarët të bashkëpunojnë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka filluar punën në terren për ta kryer Testin e fundit në kuadër të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024.

Me këtë rast ASK u ka bërë thirrje të gjitha ekonomive familjare në qytetin e Prishtinës që të marrin pjesë në Test duke u përgjigjur pyetjeve që ua parashtrojnë regjistruesit.


Testi do të kryhet nga sot (23 janar 2024) deri më 02 shkurt 2024.

“Ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë dy javësh për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 Prill deri më 17 Maj 2024”, njofton ASK.

Gjatë këtij test regjistrimi, ASK thotë se do të testohen pajisjet elektronike (tabletët) dhe hartat digjitale, metodologjia, dhe çështje të tjera me rëndësi.

​ASK: Më shumë energji e konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022
Lexo po ashtu ​ASK: Më shumë energji e konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale për ta realizuar një Regjistrim të suksesshëm të Popullsisë në vend.

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se një sërë vonesash në proces e kishin bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator të vitit 2023.

Ai kishte thënë se procesi ishte shtyrë shkaku i rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.

Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori