LAJMI I FUNDIT:

ASK: 88.8% e familjeve kanë qasje në internet

ASK: 88.8% e familjeve kanë qasje në internet

Nga rezultatet e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Anketa e Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2017’, në vitin 2017, 88.8 për qind e familjeve kosovare kanë qasje në internet.

“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, në vitin 2017 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3 për qind, përderisa 38.7 për qind e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike, si desktop, laptop, netbook, tablet, duke përjashtuar telefonat e mençur. Ndërkaq, qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8 për qind të ekonomive familjare”, thuhet në njoftimin e ASK-së, përcjell Telegrafi.


Sipas raportit, përdorimi i kompjuterit dhe i internetit nga individët rezulton të jetë 38.7 për qind, ndërsa përdorimi i internetit është 82.9 për qind.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç. /Telegrafi/