LAJMI I FUNDIT:

Musa jep dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Shëndetësisë

Musa jep dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Shëndetësisë

Zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar se dorëhiqet nga posti i zëvendës ministrit.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të disa materialeve nga emisioni “Fiks Fare”, në të cilin shihej se Musa në spitalin shtetëror ka kryer operacione dhe ka marrë ryshfet.


Musa emisionin “Fiks Fare”, i cili emetohet në TopChannel  e ka quajtur kurth dhe spektakël mediatik.

Musa në postin e zv.ministrit të Shëndetësisë u emërua në qershorin e vitit të kaluar, pas disa ndryshimeve në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev./Telegrafi/