LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Të mos përdoren fëmijët në reklamat e paguara politike

ASHMAA: Të mos përdoren fëmijët në reklamat e paguara politike

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) apelon tek aktorët politik që gjatë fushatës parazgjedhore në reklamat politike të mos përdoren fëmijët.

Nga ASHMAA thonë se në ditët e para të fushatës, në një pjesë të videove të kandidatëve për kryetar shteti, që janë emetuar në shërbimet televizive është regjistruar prani e adoleshentëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në pajtim me nenin 75 të Kodit Zgjedhor, nuk është e lejuar prania e fëmijëve në reklamat e paguara politike”, thonë nga ASHMAA.

Ndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar më 1 prill, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 21 prill.

Në këto zgjedhje për kryetar shteti në garë janë Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/