LAJMI I FUNDIT:

ASHAM shpall konkurs për sekretar, rroga arrin mbi 44 mijë denarë

ASHAM shpall konkurs për sekretar, rroga arrin mbi 44 mijë denarë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ka shpallur konkurs për punësim të një sekretari në Sekretariatin e ASHAM. Rroga neto për këtë pozicion arrinë deri 44.702 denarë.

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar arsimin e lartë, nivel të kualifikimit VI A, 240 kredi sipas EKTS, ose magjistraturë në nivel të kualifikimit VII, së paku pesë vite përvojë pune në këtë fushë, aftësi organizuese dhe njohje aktive të njërës gjuhë botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Orari i punës është prej të hënës deri të premte, 8 orë në ditë – prej orës 07:00 deri 15:00./Telegrafi/