Nuk ka akoma asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët, por, nga kjo parti presin që ushtruesi i detyrës kryetar, Arben Taravari, të dorëzojë kandidaturën e tij. Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 28 nëntor kurse nga partia opozitare thonë se të drejtën e kandidimit e kanë edhe anëtarë të tjerë.
“Është e vërtetë se deri tani, përveç ushtruesit të detyrës z. Taravari, i cili edhe ai nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite kandidimin e tij por normalisht ne mendojmë që ai do të jetë dhe kandidati, ndonjë kandidaturë tjetër, ndonjë emër tjetër, deri tani nuk kemi. Por, partia është e hapur, secili anëtar i Aleancës për Shqiptarët ka të drejtë të shprehë kandidaturën”, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.
Snopçe thotë se nuk ka degë ose grupe që kundërshtojnë zgjedhjen e Taravarit.
“Unë sa e shoh, ish lideri Ziadin Sela qëndron fuqishëm pas doktor Taravarit, po ashtu edhe grupi parlamentar qëndron pas Taravarit. Individë të caktuar mund të ketë si në Kuvend qendror ku 2 vetë votuan kundër por unë nuk shoh rryma ose grupe të organizuara që janë kundër”, shtoi ai.
Taravari vetë ka thënë se do të konsultohet me degët për të parë nëse ka mbështetje përpara se të kandidojë zyrtarisht.
Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët do të mbahet më 17 dhjetor. Deri atëherë, kjo parti është në takime të vazhdueshme me degët dhe nëndegët kurse fokusin, e kanë te dega e Tetovës për shkak të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit