Në kuadër të aksioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit policia e Vlorës ka asgjësuar 60 parcela me rreth 7.700 rrënjë kanabis sativa.
Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Çerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë.
Ato ishin të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251