LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen 5 tonë produkte ushqimore dhe 150 kg duhan në Gjakovë

Asgjësohen 5 tonë produkte ushqimore dhe 150 kg duhan në Gjakovë

Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën Gjakovës njofton se ka asgjësuar 5 tonë produkte ushqimore dhe 150 kilogramë duhan që nuk ishin të sigurta për konsum.

Sipas njoftimit të drejtorit Fazli Hoxha në Facebook, e gjithë kjo ka ardhur pas një bashkëpunimi mes inspektorëve me policinë e Gjakovës.


“Inspektorët në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës gjatë ditëve të fundit kanë bërë një punë intensive, e cila ka rezultuar me asgjësimin e 150 kilogramëve të duhanit, që paraprakisht ishin sekuestruar nga ana e inspektorëve, pas një bashkëpunimi me policinë e Gjakovës. Gjithashtu inspektorët e Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë kanë asgjësuar rreth 5,000 kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum. Po ashtu, inspektorët kanë bërë edhe sekuestrimin e 474 litrave që përmbanin produkte ushqimore, të cilat ishin në treg për shitje pa i plotësuar kushtet e përcaktuara ligjore. Nuk do të ndalemi sa i përket inspektimeve, sepse synim kemi mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/