LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen disa rrugë në fshatrat e Podujevës

Asfaltohen disa rrugë në fshatrat e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatrat Peran dhe Bradash, për të përcjell nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në “Lagjen e Re” në Peran dhe lagjet “Idrizi” dhe “Orrzhana” në Bradash.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari Veliu tha se ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Podujevës.

“Asfaltimi i këtyre rrugëve është në mesin e dhjetëra projekteve që po realizohen sivjet në lokalitet të ndryshme në qytet dhe fshatra të komunës sonë”, tha kryetari Veliu, duke përgëzuar banorët e lagjeve për rrugët e asfaltuara.

Banorët e këtyre lagjeve u shprehën mirënjohës për investimin e bërë, ngase sipas tyre këto rrugë ua lehtësojnë qarkullimin dhe lidhjen me fshatrat e tjera si dhe me rrugën rajonale.

Rrugët e asfaltuara në dy fshatrat janë në një gjatësi prej mbi 2 kilometra. /Telegrafi/