LAJMI I FUNDIT:

“Asfalt apo çlirimi i veriut e armatimi”, Basha i LVV-së kritikon opozitën e lavdëron Kurtin

“Asfalt apo çlirimi i veriut e armatimi”, Basha i LVV-së kritikon opozitën e lavdëron Kurtin

“Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radoiçiq, ka ndodhur për dy arsye ka theksuar deputeti i LVV-së, Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekurt që ka emër, Albin Kurti”.

Në RTV Dukagjini Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radoiçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.


“Këta kanë bërë pazare me ta, kane qenë pjesë e pazareve edhe krimet që janë bërë kanë pasur lidhje. Shiqo Radojçiqi kujt i kontrbanduar mall, jo serbëve, po shqiptarëve këndej. Ka pasur shqiptarë që kanë qenë të lidhur me ta. Ne kemi filluar me fitu betejat me ta, këta s’kanë pasur betejë këta kanë pasur koalicion. Për më të tepër bashkësia ndërkombëtarëve e di sa presion e kemi pasur, edh opozita dilte e trojke mos gaboni me shku atje se a jeni duke na prish me ndërkombëtarët”.

“A e dini pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çuar policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbush me armatim dhe me ble armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet. Duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betejë policia është vegël e shtetit, po Albin Kurti i ka qëndrua mbrapa policisë, ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisjet edhe iu ka thënë shkoni deri në fund”, ka theksuar Basha.

Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, flasin nga Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave
Lexo po ashtu Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, flasin nga Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave

Basha duke kritikuar qeverinë e mëhershme për mos punë në aspektin e sigurisë, por, se vetëm kanë shtruar asfalt, ka theksuar se “nuk të vyen asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë”.

Gjithashtu, ai prapë i ka akuzuar opozitën si bashkëpunëtorë të Radojçiqit.

“Çlirimi i veriut prej bandave kriminale të Radojçiqi, bashkëpunëtorëve të opozitës dikur ka ndodhur për shkak për dy arsye: përgatitja profesionale e policisë dhe armatimi i tyre si dhe vullneti i hekurt që ka emër, e ai quhet Albin Kurti”.

“Ne e kemi bërë mendje kështu, bën qytetarët me ec ka pak nëpër gropa, po shtërgu policinë dhe ushtrinë. Edhe tash qytetarët po e shohin rezultatin. Ushtria ka pasur 53 milionë euro buxhet kur e kemi marrë, tash i ka mbi 200 milionë euro. Tash e ki një ushtri të fortë, pasi nuk të nevojitet asfalti kur rrezikohet okupimi çdo minutë… ”, ka thënë Basha, duke marrë një shembull se çka duhet të jetë prioritet, policia e ushtria apo shtrimi i asfaltit.

“Sikur baba te shtëpia e planifikon apo do fëmijëve me iu ble çanta e libra edhe e ka një armik, një kojshi hasëm e blen një allti edh e runë familjen,  apo do me shtrua asfalt edhe me shtrua krejt kocka përpara. A po i kupton prioritet si zot shtëpia, nuk shtron asfalt ti me lënë fëmijë pa libra”, ka shtuar Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori