Dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëmë në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.
Njëri nga të plagosurit sipas policisë ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore.
Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin në veri, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.
“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.
Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli”, Maqedonci publikon fotografi nga trajnimi i FSK-së në SHBA

“Banor për së paku 3 vjet” – çfarë thotë Ligji për zgjedhjet lokale rreth kandidimit për kryetar komune

“Këto janë traditat rome”, flet çifti që ‘tronditi’ Shqipërinë - 13 vjeçare u bë nënë

Kush mund të dhurojë gjak dhe kush nuk mundet? Flet doktoresha Tërnava

Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun: Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet