Ejup Kabashi, për gjashtë muaj ka marrë rrogë në komunën e Rahovecit edhe pse është duke qëndruar në burgun e Dubravës.
Që nga momenti kur është arrestuar, Kabashi është paguar nga 92 euro në muaj, sa është paga e këshilltarit komunal, pa mëditje.
Këshilltari komunal i Rahovecit nga PDK, i arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, dhe menjëherë ishte dërguar në burg për ta vuajtur një dënim për krime të luftës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se Kabashi do lirohet nga burgu në fillim të vitit të ardhshëm.
“Konfirmojmë se personi i quajtur Ejup Kabashi, i lindur në Rahovec, gjendet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Personi ne fjalë është arrestuar me datën 15.10.2015 për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës” dhe është dënuar me dy vite heqje lirie. Data e lirimit është 20.02.2017”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues.
Por për gjashtë muaj që Kabashi po vuan dënimin në burg, atij i i ka dalë paga si këshilltar komunal, por pa mëditje.
Madje sipas zyrtarëve të Asamblesë Komunale të Rahovecit, as subjekti i tij politik, PDK, që e drejton këtë komunë, nuk ka reaguar edhe pse e ka pasur një asamblist me pak në kuvend.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Nahit Elshani, ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar që Ejup Kabashi gjendet në burg dhe nuk është dhënë asnjë arsyeje zyrtare për mungesë të tij.
Elshani ka thënë se disa here i është drejtuar KQZ-së se çfarë duhet vepruar për shkak të mungesës së një asamblisti disa mbledhje me radhë.
“Unë ju kam dërguar KQZ-së përmes KKZ-së (Komisionit Komunal të Zgjedhjeve) dhe kam kërkuar sqarime për hapat që duhet t’i ndërmarr si Kryesues i Kuvendit të Komunës”, ka thënë Elshani.
Ai thotë që përgjigja nga KQZ-ja është vonuar disa muaj.
Kryesuesi i Kuvendit ka konfirmuar se KQZ-ja i kishte kthyer përgjigje para pak kohe për zëvendësimin e Ejup Kabashit si këshilltar komunal.
“KQZ e ka kthyer vendimin se çfarë duhet vepruar për zëvendësimin e asamblistit në fjalë. Mbledhjen e ardhshme kandidati Xhafer Bytyçi ka për të bërë betimin si këshilltar komunal në vend të Ejup Kabashit”, u shpreh Elshani.
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar zëvendësimin e Ejup Kabashit me Xhafer Bytyçin. /kallxo.com/
Vendimi i KQZ-së për zëvendësimin e Ejup Kabashit në asamblenë komunale të Rahovecit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City