LAJMI I FUNDIT:

Artmotion, kallëzim penal ndaj Kryetarit të KPM-së

Artmotion, kallëzim penal ndaj Kryetarit të KPM-së

Kompania Artmotion, përmes ekspertëve ligjorë të angazhuar, ka deponuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) një kallëzim penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM), Muja Ferati, për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Gjithçka filloi kur kanali Arena Sport, që është një nga mbi 180 kanalet që ofron Artmotion, nisi të transmetojë lojërat e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës. KPM-ja kishte kërkuar nga Artmotion që të deponojë pranë institucionit marrëveshjet që Arena Sport ka për ritransmetimin e këtyre eventeve sportive.


Artmotion kishte deponuar në KPM marrëveshjet dhe konfirmimet të cilat dëshmonin se gjithçka është krahas legjislacioneve dhe praktikave ndërkombëtare, pjesë e të cilave është edhe Kosova dhe KPM-ja.

Kjo është një procedurë rutinore e KPM-së dhe deri në këtë pikë gjithçka kishte shkuar sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Duke ushtruar ndikimin e tij, Ferati kishte kërkuar nga zyrtarët e KPM-së që të kontaktojnë direkt me kompaninë TEAM Marketing, e cila i shet të drejtat e UEFA-së, për ta rikonfirmuar këtë fakt. Pas disa ditësh kishte arritur konfirmimi nga kompania TEAM Marketing ku ceket që Arena Sport i ka të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës, krahas kompanive Kujtesa dhe RTS.

Artmotion kishte angazhuar një zyrë ligjore me seli në Washington, në mënyrë që t’i mbronte interesat e saja dhe të drejtën si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe ndërkombëtarisht. E njëjta zyre kishte dërguar një letër ku e njoftonte Muja Feratin dhe Komisionin Parlamentar për shkeljet e Ligjit mbi KPM-në, shkeljen e udhëzimeve të ndryshme administrative dhe, mbi të gjitha, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton KlanKosova.

Muja Ferati me vendime te jashtëligjshme dhe arbitrare gjatë gjithë kësaj kohe i kishte shkelur tashmë disa herë ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Bordi i Ankesave pranë KPM-së, kishte rrëzuar vendimin e Muja Feratit si “joligjor” dhe “jomeritor”, duke i dhënë të drejtë Artmotion për të vazhduar ritransmetimin.

Artmotion, duke parë ndikimin e madh politik që është bëre me këtë rast, që është iniciuar nga individë të ndryshëm që e konsiderojnë veten mbi ligjin, ka filluar me deponimin e kallëzimeve penale – fillimisht ndaj Muja Feratit për shkelje të ligjit, kurse në ditët në vijim edhe ndaj individëve të tjerë të cilët për qëllime të caktuara përfitimi po e cenojnë lirinë e mediave, pikërisht duke e keqpërdorur institucionin i cili do të duhej t’i mbronte ato.

KPM-ja, me këtë ndërhyrje ka krijuar një precedent dhe ka shkaktuar një klimë të rrezikshme të të bërit biznes për të gjithë operatorët ekonomikë të cilët paguajnë taksa në Republikën e Kosovës, ndonëse deri më sot i ka mbyllur sytë ndaj shumë keqpërdorimeve që janë bërë me vite të tëra nga kompani të ndryshme.

Artmotion është e vendosur që këtë çështje ta dërgojë deri në fund, duke i adresuar këto ndërhyrje në instancat më të larta vendimmarrëse, si në Kosovë ashtu edhe pranë rregullatorëve evropianë, të cilët e dinë dhe e vlerësojnë rolin e mediave të lira./KlanKosova

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori