LAJMI I FUNDIT:

Arti fotografik i Atong Atemit

Arti fotografik i Atong Atemit
Dijok: Vepër e ekspozuar në Muzeun e Imigracionit në Melburn

Atong Atem është artiste e shpërblyer me shumë çmimi. Me origjinë nga Etiopia dhe e lindur në Sudanin Jugor, momentalisht jeton në Melburn të Australisë. Përmes fotografisë i shpreh qëndrimet e veta sociale, përfshirë edhe ato politike. Ekspozita e Atemit, “Të jesh i/e vërtetë”, do të jetë e hapur në Muzeun e Imigracionit në Melburn, deri më 26 shtator të vitit 2022.  Veprat e zgjedhura nga ditorja “Guardian”, Telegrafi i sjell si më poshtë.


Bigoa me erashkë: Si pjesë e Festivalit të vitit 2020 të Fotografisë, për Muzeun e Imigracionit në Melburn, Aton Atem ka krijuar një seri të fotove të përmasave të mëdha.

Demiji: Duke e kthyer objektivin te vetja dhe te komuniteti i saj – që për një kohë ka qenë subjekt i racizmit djathtist dhe i histerisë politike – Atem po zë vend meritor si artiste me ngjyrë në Australi.  

Nancy 2, portret nga Meri Krik: “Të gjitha portretet nga Meri Kriku ishin fillimisht foto normale, derisa nuk nisi izolimi nga pandemia e kur – nga ecjet e përditshme në Meri Krik – fillova të mbledh lule, plastikë dhe gjësende tjera”.

Ruth-ja me velo: Për koleksionin e Muzeut të Imigracionit, portretet dinamike krijojnë një botë surreale të subjekteve.

Henna 1: Duke e eksploruar historinë më pak të njohur të kolonëve të parë afrikanë të Australisë, seria “Banksia” merret me historitë e migrantëve nga një perspektivë jokoloniale.

Nyandeng: Atem i nxjerr kuadrot nga një aspekt i fantazisë, me portalet e vogla mbi fytyrat e subjekteve, duke e ftuar shikuesin t’i shikojë ato përmes lentave surreale.

Vala e kuqe: Portretet e gjalla të Atemit ia kanë mundësuar çmimin e artit La Prairie që parasheh blerje të veprave në shumën e 50 mijë dollarëve – nga Galeria e Arteve të Uellsit të Ri Jugor – dhe 30 mijë dollarë për një rezidencë ndërkombëtare të artit në Cyrih, me veprat që do të shfaqen në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Bazel.

Hamam 3: Vitet e formimit Atemi i kaloi duke e studiuar historinë e artit dhe duke u përshtatur me hegjemoninë e artit evropian që i përshkruante njerëzit me ngjyrë në formë të dëmshme dhe joreale.

Vala: Autoportretet e lira të Atemit përdorin kozmetikë dhe kostume për ta dhënë një prekje të këndshme vizive – intelektualisht të pakëndshme.

Eva në të gjelbrën: Vepër e ekspozuar në “Të jesh i/e vërtetë”.

Nancy, portret nga Meri Krik: “Mendoj se portreti është hartë”.

Uji 1: Atem frymëzohet pjesërisht nga fotografja Hoda Afshar, portreti i vitit 2018 i së cilës – i refugjatit kurdo-iraniane Behrouz Boochani – ishte simbol i qeverisë australiane për politikat e azilit.

Dit: Mënyra se si bota e bardhë e shikonte “të zezën e saj individuale”, u zbulua përmes fotografive etnografike bardhezi nga turistë kolonialë dhe antropologë.

Në lidhje me …: “Po është politike, gjinore dhe raciste”, thotë Atem. “Por, pse nuk është”?

/Telegrafi/