LAJMI I FUNDIT:

Artistja Jehona Shaqiri: Kitara, aksesori më i bukur që më ka shoqëruar që në fillimet e mia në muzikë

Artistja Jehona Shaqiri: Kitara, aksesori më i bukur që më ka shoqëruar që në fillimet e mia në muzikë

Artistja Jehona Shaqiri është njëra ndër muzikantet më unike, e cila është e pëlqyer nga publiku për stilin e saj të veçantë në të kënduar.

Së fundmi, ajo publikoi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Mos fol”, teksa vjen në një intervistë për Telegrafin, për të folur më shumë rreth këtij projekti dhe angazhimeve të saj të fundit në muzikës.

”Mos fol” është një baladë e punuar me tekst dhe muzike nga Adi Hila. Sa i përket klipit është realizuar nga AntProduction dhe me vete kam pas “ushtrinë time”: Vjosa Xhaferi, Zana Aliu dhe Keka… Deri tash kam marrë komente dhe kritika shumë të mira, këngë që merr frymë edhe për dëgjuesin. Realizimi i klipit është bërë në Shkup, i cili është njëherësh edhe vendi ku unë jam lindur”, ka thënë jehona Shaqiri për Telegrafin.


E njëjta, në vazhdimin e bisedës, thotë se si i lindi ideja për realizimin e këtij projekti, ndërsa shtjellon arsyen e zhanrit të veçantë që kultivon në muzikë.

“Ka lindur spontanisht ky stil, dikur kam punuar në rolin e kompozitores, në vitin 93-95 isha rokere dhe kam performuar si rokere, studiova në Akademinë e Muzikës dhe jo rastësisht ka lindur ky stil… (jemi shumë aktivë në Maqedoni dhe Kosovë) Në radhë të parë më bënë mua të ndjehem mirë (ka ritëm ballkan, ka motive etno dhe më me raste bie në shprehje erotikën e teksteve. Publiku është nxitësi që unë të vazhdoj ta kultivoj”, thotë tutje Shaqiri.

Foto: Jehona Shaqiri/Facebook

Artistja në fjalë ka një pasion të madh për kitarën, instrument ky me të cilin ka qenë e lidhur që në fëmijëri.

“Është aksesori i pandashëm kitara, që nga mosha shtatëvjeçare kamë luajtur në kitarë, vëllai ka qenë kitarist/kuptohet se shkollën e kam pas në shtëpi. Është miku më i mirë i jetës time. Në çdo vend është me mua”.

Tutje, artistja Jehona Shaqiri tregon se sa është aktive dhe e angazhuar për të bërë muzikë me bendin e saj.

“Me bendin kemi mbrëmje dhe koncerte të karaktereve të ndryshme. Ajo që na bënë të mos ndalemi është se ne punojmë me publik të llojllojshëm. E kemi Kosovën, e kemi Maqedoninë, e kemi edhe diasporën, e përgjithshmja mbase i ka kaluar pritjet tona”, thotë për Telegrafin Jehona.

Foto: Jehona Shaqiri/Facebook

Për fund, këngëtarja dhe kitaristja tha se ndjehet e lumtur për zhanrin që e kultivon, duke thënë se nuk është aspak e vështirë për të që të depërtojë në treg me muzikën që ajo e kultivon.

“Aspak nuk është e vështirë. Publiku merr atë që ne servojmë dhse veshi me raste imponohet, përgjithësia mbetet te artisti se çka servon. Paqe dhe shumë dashuri për të gjithë”, ka përfunduar Jehona Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori