LAJMI I FUNDIT:

Artisti meksikan “shtyp” Tesla-n me skulpturën e kokës prej guri – për të provokuar Elon Musk

Artisti meksikan “shtyp” Tesla-n me skulpturën e kokës prej guri – për të provokuar Elon Musk

Një kokë gjigante guri që i ngjan një skulpture të lashtë është parë mbi një veturë Tesla.

Nuk është skenë e një aksidenti të frikshëm, por një vepër arti, krijuesi i së cilës tha se me këtë vepër donte të provokonte Elon Musk.


Chavis Marmol, një skulptor 42 vjeçar i cili nuk ka pasur kurrë një veturë dhe udhëton me biçikletë, idenë për të “hedhur” gurin prej nëntë tonësh në një Tesla 3 e realizoi në Meksikë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafii.

“Shiko se çfarë i bëj veturës suaj të keqe me këtë kokë të mrekullueshme. Kjo është më e madhe se ju dhe teknologjitë tuaja të shfrenuara”, tha Marmol, duke e theksuar se do të ishte “e pabesueshme” nëse miliarderi i Tesla-s do ta shihte veprën e tij.

Bëhet e ditur se sfida e parë ishte marrja e veturës e cila kushton rreth 40 mijë dollarë në tregun e përdorur meksikan.

Por, për blerjen e saj është përkujdesur një donator identiteti i të cilit nuk është zbuluar. Sfida tjetër ishte gjetja e gurit.

Marmol tha se nuk e shqetësonte duke parë diçka me vlerë të madhe duke u shkatërruar, sepse “nuk ishin paratë e tij”. /Telegrafi/