LAJMI I FUNDIT:

Artistë dhe qytetarë protestojnë në Shqipëri për Teatrin Kombëtar, në protestë edhe opozita

Artistë dhe qytetarë protestojnë në Shqipëri për Teatrin Kombëtar, në protestë edhe opozita

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Protesta mbështetët edhe nga opozita, e cila është angazhuar për të patur sa më shumë pjesëmarrës.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar, ku mediet në Shqipëri raportojnë se protesta do të monitorohet  nga rreth 1000 efektivë policie.


Nga bulevardi Dëshmorët e kombit, regjisori Robert Budina në fillim të protestës për shembjen e Teatrit u shpreh se mëngjesin e shembjes së Teatrit kombëtar, policia kishte sulmuar artistët dhe qytetarët. Budina shtoi se shembja e Teatrit ka nisur kur ka pasur njerëz dhe polici brenda, duke rrezikuar jetën e tyre.

Një mijë policë pritet të angazhohen për protestën e sotme për Teatrin Kombëtar, Lleshaj mbledh shefat e tyre
Lexo po ashtu Një mijë policë pritet të angazhohen për protestën e sotme për Teatrin Kombëtar, Lleshaj mbledh shefat e tyre

Gjatë protestës e cila tashmë ka nisur, pati edhe një konfrontim, pasi aktivistët e organizatës politike kundërshtuan prezencën e politikanëve në protestë, raporon Ora Neës.

Ndërsa, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se është gati të bashkëpunoj më Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit, dhe ka kaërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.”, shprehet Meta.

Meta zhvilloi një takim më 4 ambasadorë të akredituar në Shqipëri pak minuta para protestës. Mësohet se takimi është mbajtur te Pallati i Brigadave. Ky takim vjen vetëm pak minuta përpara protestat që është lajmëruar pranë Teatrit kombëtar, tashmë të shembur nga bashkia e Tiranës.

Në mbështetje të protestës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit ka dalë edhe opozita. Ish-deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj në një intervistë për Ora Neës tha se kjo është një protestë ku do të bashkojë të gjithë shqiptarët e lirë. Sipas tij, Rama ka frikë nga ky bashkim, ndaj ka rrethuar edhe kryeministrin me efektivë policie. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori