LAJMI I FUNDIT:

Artist 79-vjeçar i grafiteve, gjobitet nga gjykata gjermane

Artist 79-vjeçar i grafiteve, gjobitet nga gjykata gjermane

Harald Naegeli, i njohur si “Spërkatësi i Cyrihut”, është gjobitur nga gjykata gjermane për dëmtim të pronës në Dyseldorf.

Ai kishte vizatuar flamingo nëpër ndërtesa, përfshirë këtu Akademinë e Shkencave, Humanistikës dhe Arteve.


Naegeli 79-vjeçar, u urdhërua të paguante 800 euro për të kompensuar pronarët e dritareve si dhe 500 euro për bujtinën e fëmijëve.

“Dua të jap vepra arti, e jo para, por në kapitalizëm njihen vetëm paratë”, tha ai pas vendimit.

Kjo nuk është hera e parë që Naegeli pati probleme me ligjin. Në vitin 1979 ai ishte arrestuar nën akuzat për prishje të pronës publike në Zvicër. Në fillim iku në Gjermani, por më pas u kthye ku u dorëzua dhe kreu dënimin prej nëntë muajsh burgim. /albinfo/