LAJMI I FUNDIT:

Arteta jep detaje për gjendjen e Xhakës: Ai nuk u ndje mirë, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë

Arteta jep detaje për gjendjen e Xhakës: Ai nuk u ndje mirë, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë

Arsenali ka marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Wolves si mysafir me rezultat 2-0, ndërsa në fillimin e ndeshjes Granit Xhaka lëshoi ndeshjen.

Mesfushori shqiptar lëshoi ndeshjen në minutën e 15-të, ndërsa trajneri Mikael Arteta ka folur për gjendjen e tij.

“Ai është mirë. Gjatë ndeshjes nuk u ndje mirë pas problemeve me stomakun, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë. Jam i lumtur që në këso situate e menaxhuam mirë dhe morën një fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai, duke nënvizuar tutje se nuk beson që ai do ta humb Kupën e Botës me Zvicrën.


Xhaka nuk kishte luajtur vetëm 15 minuta në të gjitha ndeshjet e Ligës Premier këtë sezon.

Ai ishte lojtari më i mirë i Arsenalit për muajit tetor dhe ishte në mesin e lojtarëve kandidatë për çmimin e më të mirit në Ligën Premier në këtë muaj.

Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe duket që do të jetë gati për ndeshjet e tyre në Kupën e Botës.

Pas 12 ditësh, Zvicra do të luajë ndeshjen hapëse kundër Kamerunit në Katar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori