Trajneri Mikel Arteta ka theksuar se ndjehet jashtëzakonisht krenar me mënyrën se si futbollistët e Arsenalit e kanë përballuar një javë të jashtëzakonshme në aspektin fizik dhe emocional, pavarësisht barazimit 1:1 ndaj Chelseat në derbin e Londrës – një rezultat që natyrisht la shije zhgënjimi tek “Topçinjtë”.

Duke folur për BBC-në pas ndeshjes, trajneri spanjoll nënvizoi intensitetin ekstrem të duelit, duke kujtuar se “që nga fillimi mund të ndjeje sa shumë ishte në lojë, çdo duel dhe çdo veprim ishte me ritëm maksimal, me sekuenca shumë të shkurtra loje”.


“Me 10 lojtarë ne e prisnim një ndeshje krejtësisht tjetër, e planifikuam dhe e punuam gjatë pjesës së dytë. Ata morën një goditje dënimi dhe shënuan, dhe pastaj loja u bë shumë e vështirë. Kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta, normalisht duhet të jesh i zhgënjyer. Por duhet ta kuptoni çfarë jave kemi pasur dhe kundër kujt kemi luajtur”.

Arteta theksoi se pavarësisht gjithçkaje mbetet i impresionuar me karakterin e skuadrës.

“Ata bënë gjithçka që munden. Kurrë nuk kanë luajtur së bashku, ndaj duhet të ndërtojmë atë harmoni. Shumë gjëra ndodhën para ndeshjes. Shpirti i ekipit është i paprekur. Kemi kaluar një javë masive si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe përgjithësisht mendoj se ka qenë javë pozitive.”

“Nuk di cilat janë fjalët e duhura, sepse normalisht jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët ndaj një ekipi me 10 lojtarë. Por duke parë gjithë çfarë ka ndodhur gjatë javës, mendoj se më duhet të jem shumë krenar për atë që skuadra arriti”, nënvizoi tekniku spanjoll.

Arsenali mbetet lider në tabelë, tre pikë mbi Chelsean./Telegrafi

telegrafi sport app