Ditën e djeshme (enjte)ka ndodhur një tjetër ngjarje e cila ka nxitur reagime.

Bëhet fjalë për raportimet se një mësuese në Suharekë u përjashtua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.


Në një postim në rrjetet sociale thuhej Këshilli i një shkolle në Suharekë ka venduar në mënyrë unanime që mësimdhënësja, Remzie Lezi të mos e ushtrojë profesionin në shkollë për shkak të uniformës fetare.

Ky rast nuk ka kaluar pa reagime të ndryshme edhe nga fytyrat publike, dhe një të tillë e ka bërë edhe modelja e njohur, Arta Nitaj.

300339193 186015183843319 6668421280351438210 n Foto: Arta Nitaj/Instagram

Arta ka publikuar një prej lajme që lidhen me ngjarjen, duke u shprehur e revoltuar ndaj një gjëje të tillë.

“Turp idiota, me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?”, ka shkruar Arta ndër tjera në postimin e saj në InstaStory.

ghjghjghjghj Foto: Arta Nitaj/Instagram

Kujtojmë që të njëjtin rast ka shkruar edhe këngëtarja e famshme, Filloreta Raçi-Fifi.

Në një postim, krijuesja e hitit “Diell” u shpreh se secili individ ka të drejtë të zgjedh mënyrën e të veshurit, pa u penguar nga askush. /Telegrafi/

280171376 1451267295303938 5656543158974847444 n Foto: Arta Nitaj/Instagram