Reperi i ri i estradës shqiptare, Art Jashari, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Fast" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Muzika është realizuar nga Big Deal Records, gjersa për tekstin është kujdesur vet Arti.

165737685 497679044943416 522064089009806320 n

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell një atmosferë urbane që i shkon për shtat këngës.

Xhirimet janë kryer në Prishtinë, teksa në tërësi klipi është realizuar nga Sun Wave Studio.

Art është një prej emrave të rinj më premtues në muzikën hip-hop, projektet muzikore të të cilit janë pëlqyer në masë të madhe nga një pjesë e mirë e publikut. /Telegrafi/