Art Abazi vjen me këngën e re "Pa gjumë"

Këngëtari shqiptar, Art Abazi, ka lansuar ditën e sotme (e mërkurë) këngën e re.
Ai u rikthye me një projekt pikërisht në Ditën e të Dashuruarve (Shën Valentin).
Siç shquhet për talentin e tij, artisti i njohur edhe në këtë këngë vjen i veçantë.

"Pa gjumë" është shoqëruar edhe me videoklip dhe tani ndodhet në platformën YouTube.

Teksti është shkruar nga Sebastiana dhe producimi nga Gent Myftaraj.

Ky i fundit është përkujdesur edhe për miksimin e masterizimin.
Videoja ndryshe i është besuar produksionit, Imagine Films. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































