LAJMI I FUNDIT:

Arsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqtarëve

Arsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqtarëve

Aktgjykimi prej 53 faqesh, i përpiluar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës e dënim prej 15 vitesh ndaj Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit nuk ishte i qartë e i kuptueshëm për Gjykatën e Apelit.

Kjo gjykatë e cila edhe e ktheu rastin në rigjykim, në arsyetimin e tyre, bëri të ditur se shkeljet që ka bërë shkalla e parë, lidheshin edhe me formën e arsyetimit të aktgjykimit.


“Shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore, dispozitivi i aktgjykimit nga ana e gjykatës se shkallës se parë”, njofton Gjykata e Apelit.

Dobësitë në përpilimin e aktgjykimeve janë një sëmundje kronike e gjyqësorit.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit, thotë se të rralla janë raste kur ka aktgjykime unike.

“Krejt profesionalizmi i gjyqtarit, dija e gjyqtarit duket se si e arsyetim procesin gjyqësor, d.m.th. procesi më i komplikuar për gjyqtarët është pikërisht çështje a arsyetimit të procesit gjyqësor, fatkeqësisht ne këtë segment ka defekte të mëdha, numri më i madh i gjyqtarëve më tepër përdorin metodën shabllone por jo atë kreativitetin për ta arsyetuar secilin rast sepse secili rast është unik”, ka deklaruar për TV Dukagjinin Fejzullah Hasani – ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Në anën tjetër, ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se ka pasur vazhdimisht raste kur procesi është kthyer në pikën zero, për shkak të mungesës së arsyetimit të duhur.

Ai thotë se ka një arsyetim pse ndodh kjo.

“Shpesh ndodhë që gjyqtari të ketë ngarkesë jashtëzakonisht të madhe, dhe nga ngarkesa e madhe dhe nuk ta jep një arsyetim të mjaftueshëm siç e përcakton edhe standardet si vendore edhe ndërkombëtarëve, dhe kjo duhet të tejkalohet dhe gjyqtari të jetë shumë i qetë kur e përpilon vendimin”, ka deklaruar Hasan Shala – ish kryetar i Apelit.

Kjo problematikë, sipas ish-kryetarit të Supremes, do të duhej të adresohej më seriozisht.

“Do të duhej të ishte iniciativë e kryetarëve, e kryetares së Gjykatës Supreme që të caktohen tryeza, të caktohen diskutime por në fund është edhe llogaridhënia dhe mekanizmi kontrollit të brendshëm në gjyqësor, dhe ai gjyqtar që nuk di të shkruaj vendime gjyqësore nuk e ka vendin as në Themelore as në Apel”, ka deklaruar Fejzullah Hasani.

Rasti i vrasjes së Marigona Osmanit, është rasti i fundit prej atyre që janë ndjekur me interes nga publiku, që është kthyer në rigjykim.

Në këtë rast, Dardan Krivaqa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Arber Sejdiu Sejdiu, me 15 vjet burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori