LAJMI I FUNDIT:

Arsyet më të shpeshta pse seksi mund ta dëmtojë martesën tuaj

Arsyet më të shpeshta pse seksi mund ta dëmtojë martesën tuaj

Rutina në shtrat, evitimi i seksit dhe lodhja kronike mund ta shkatërrojnë martesën. Partnerët largohen nga njëri-tjetri, duke shkuar në shtrat të huaj për të plotësuar nevojat e veta.

Mos të jetë seksi si ndëshkim!
Nëse e mendoni seksin si mjet për ta ndëshkuar partnerin, atëherë kjo mund të lërë pasoja të mëdha në lidhjen tuaj. Po ashtu, i gabueshëm është edhe seksi si shpërblim, sepse kështu vetëm sa e nënvlerësoni partnerin.

Martesa pa seks
Gati 15% e çifteve nuk kanë bërë seks më shumë se një vit, tregojnë anketat. Në një rast të tillë ekzistojnë dy opsione: ose martesa është shndërruar në një lidhje platonike, ose çifti ka vendosur që të mos ndahet për hatër të fëmijëve, apo anës financiare.


Lodhja, fajtor për një jetë të keqe seksuale
Mungesa e kohës për seks mund ta rrezikojë martesën, nëse një gjë e tillë bëhet e përhershme. Mund të vendosni që, psh, të premten mbrëma, t’ia dedikoni vetëm vetes suaj.

Vartësia nga filmat pornografikë
Filmat e këtillë mund t’i ngjallin epshet, por vetëm nëse për këtë gjë pajtohen të dy partnerët. Vartësia nga filmat pornografikë lidhet me distancën emocionale, prandaj një gjendje e tillë kërkon ndihmë profesionale.

Tradhtia
Njëri ndër vrasësit më të shpeshtë të jetës bashkëshortore është tradhtia. Mungesa e seksit, lidhjes emocionale, apo lodhja janë shkaktarët më të shpeshtë të tradhtisë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori