LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: OBRM-PDUKM-ja po refuzon blerjen e 50 autobusëve

Arsovska: OBRM-PDUKM-ja po refuzon blerjen e 50 autobusëve

Këshilli i Qytetit të Shkupit ku shumicë ka OBRM-PDUKM-ja ka refuzuar blerjen e 50 autobusëve ekologjikë të dedikuar për transport urban, por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e vendosur të mos heqë dorë nga kjo çështje, dhe tha se e njëjta gjë do të kërkohet në çdo seancë derisa këshilltarët ta votojnë blerjen e autobusëve.

“Kjo do të jetë në pikën e rendit të ditës në çdo seancë të Këshillit, derisa ta votojnë vetë këshilltarët. Sepse qytetarët e votuan në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e konsiderojnë si domosdoshëmri, jo vetëm për të reformuar transportin publik, por edhe për të marrë transportin publik që do të jetë i disponueshëm, i aksesueshëm, i besueshëm, i sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit. Janë disa standarde që duhet t’i përmbushim dhe kjo është një nga gjërat që u premtuam dhe duhet të realizohet”, tha Arsovska,


Danella Arsovska theksoi se këshilltarët që nuk e mbështesin këtë, përgjegjësia do të jetë e tyre.

“Të gjithë ata që në mënyrë deklerative thonë se e mbështesin programin për Shkupin modern, këta autobus ekologjikë, reformën e transportit publik, mendoj se duhet ta dëshmojnë edhe në praktikë. E nëse nuk e bëjnë këtë, përgjegjësia do të jetë ekskluzivisht e tyre”, u shpreh Arsovska.

Në seancën e fundit të Këshillit që u mbajt ditën e martë, pika për blerjen e autobusëve as nuk u propozua as nuk ishte pjesë e rendit të ditës./SHENJA/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori