LAJMI I FUNDIT:

Arsim Gërxhaliu tregon detaje nga autopsia e Ivanoviqit (Video)

Arsim Gërxhaliu tregon detaje nga autopsia e Ivanoviqit (Video)

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje rreth procesit të autopsisë të trupit të kryetarit të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviqit.

Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit.

“I njëjti është qëlluar nga predhat të liruara nga arma e zjarrit në regjionin e kafazit të kraharorit. Shumica e predhave e kanë goditur në pjesën e pasme të shpinës, ndërsa dy të tjera në pjesën anësore dhe atë të përparme”, tha Gërxhaliu në intervistë për KALLXO.com.

Drejtori i IML-së tha se nga gjashtë predhat njëri ka qenë fatal.

Oliver Ivanoviq, sipas Arsim Gërxhaliut, është qëlluar nga një distancë prej së paku një metër.

“Nga aspekti mjeko- ligjor e kemi atë, se ai ka qenë në largësi mbi një metër”, shtoi ai.

Për predhat e gjetura në trupin e Ivanoviqit, Gërxhaliu tha se i janë dhënë Policisë së Kosovës.

Gërxhaliu tha se i gjithë procesi i autopsisë ka qenë nën udhëheqjen e tij ndërsa ka pasur edhe mjkë nga Serbia, si monitorues.

“Ekipi ynë ka qenë i kompletuar. Kam qenë unë duke udhëhequr, doktoresha Bergita Curri, katër teknikët, fotografi. Autopsia është kryer nën udhëheqjen time. Hetuesia e Policisë së Kosovës ka qenë aty si dhe forenzika. Po ashtu kemi pasur edhe dy mjeko- ligjor të Serbisë që vetëm kanë monitoruar”, tha Gërxhaliu.

Ai i përshkruajti si korrekte sjelljet e familjarëve, të cilët, madje, u janë falënderuar që kanë shkuar për autopsinë.

Kryetari i Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e sotëm para selisë së tij në Mitrovicë.

Gjatë ditës së sotme për vrasjen e Ivanoviqit, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të institucioneve dënuan aktin e vrasjes.

Policia dha edhe detaje lidhur me vrasjen. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori