LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do t’i largojë disa lojtarë për t’i bërë vend këtij talenti (Foto)

Arsenali do t’i largojë disa lojtarë për t’i bërë vend këtij talenti (Foto)

Talenti i Arsenalit, Dan Crowley, duket se do të përfshihet shpejt në skuadrën e parë të Arsene Wenger nga sezoni i ardhshëm.

Strategu francez ka vendosur t’i largojë disa lojtarë për të bërë vend për të rinjtë që janë pjesë e Akademisë së Topçinjve.

dan1


Njëri prej tyre është 18-vjeçari, i cili ka kaluar te Arsenali në vitin 2013 nga Akademia e Aston Villas.

Ai konsiderohet ndër mesfushorët me potencial për të ardhmen, ndërsa gjatë këtij sezoni ishte i huazuar te Barnsley

Sipas Daily Mail, emrat si Theo Walcott, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Aaron Ramsey, mund të shiten gjatë verës për të bërë vend për talentët e rinj. /Telegrafi/