Lucas Paqueta është objektivi i ri i Arsenalit për repartin e mesfushës.

Mesfushori brazilian ka pasur një vit fantastik te Lyoni, ku ka qenë lojtari kryesor i gjigantit francez.


24-vjeçari zhvilloi 43 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë, derisa ai është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij.

maxresdefault 9

Dëshira e brazilianit është të transferohet në Ligën Premier, ku ai po kërkohet nga Arsenal dhe Newcastle United.

Mediumi francez Media Foot ka raportuar se Lyoni është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove, shumë që nuk përbën problem për Arsenalin.

EuItRI XcAMUMoY scaled

Vet lojtari është duke kërkuar kalimin në Angli, derisa po i dëgjon ofertat e Topçinjve dhe 'Laraskave'.

Largimi i tij nga Lyon duket i pashmangshëm, pasi reprezentuesi brazilian kërkon një aventurë në Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app