LAJMI I FUNDIT:

Arsenali po përgatitë një ofertë shokuese për Mbappen, gati ta sakrifikojnë edhe yllin e ekipit për francezin

Arsenali po përgatitë një ofertë shokuese për Mbappen, gati ta sakrifikojnë edhe yllin e ekipit për francezin

Emri i Kylian Mbappes është më i përfoluri në afatin kalimtar veror, me sulmuesin francez që ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain.

Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë, edhe pse Real Madridi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të.

Por edhe klubet tjera të mëdha po provojnë të nënshkruajnë me lojtarin dhe Arsenali është gati për të bërë një përpjekje të madhe.


Topçinjtë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë shokuese në drejtim të PSG-së, por duke përfshirë edhe një yll të madh të tyre.

PSG po planifikon të bëjë luftë ofertash në këtë afat për Mbappen
Lexo po ashtu PSG po planifikon të bëjë luftë ofertash në këtë afat për Mbappen

Sipas asaj që ka njoftuar ‘Football transfers’, Arsenali është gati ta sakrifikojë sulmuesin brazilian Gabriel Martinelli në çfarëdo oferte që do ta nis në drejtim të parisienëve për Mbappen.

Nuk do të ishte befasi nëse Mbappe do t’i bashkohej Topçinjve, pasi ai më parë ka deklaruar se nëse do të transferohej në Ligën Premier do të nënshkruante vetëm për Arsenalin.

Pesë destinacionet e mundshme të Mbappes për këtë afat
Lexo po ashtu Pesë destinacionet e mundshme të Mbappes për këtë afat

Largimi i tij nga Parc de Princes është mëse i sigurt, por mbetet të shihet nëse Arsenali do të arrijë të bind PSG-në me ofertën e tyre për transferimin e francezit.

Gjithsesi gjiganti spanjoll Real Madrid mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Mbappen, pasi vet francezi gjithmonë ka deklaruar se ka ëndërr të luaj për Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori