Arsenali mposht Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve për femra

Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga Arsenali.
Ekipi i udhëhequr nga Pere Romeu hyri në finale që u zhvillua në Portugali si favorit i fortë për të fituar finalen pas një tjetër sezoni ku dëshmuan dominimin e tyre.
Gjiganti katalanas e mbrojti titullin në Liga F si dhe në Superkupën e Spanjës, teksa do të luajnë finale e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.
Sidoqoftë, nuk do të ketë një ripërsëritje të vitit 2024 ku fituan katër trofe, pasi vashat e Arsenalit befasuan të gjithë në kryeqytetin portugez duke fituar me rezultat 1-0.
Disfata që pësuan ndaj Arsenalit do të thotë se Barcelona Femeni mbetet me tre tituj të Ligës së Kampionëve të fituar në 2021, 2023 dhe 2024.
Kjo i mban katalanasit si ekipin e tretë më të suksesshëm në histori të kësaj gare mbrapa Eintracht Frankfurtit me katër dhe Lyonit me tetë sosh.
Barcelona do të ketë edhe dy ndeshje më shumë për t’i luajtur këtë sezon, pasi do të përballen me Real Madridin më datë 7 qershor në Kupën e Mbretit në Huesca./Telegrafi/


















































