Arsenali i ka thënë Aaron Ramseyt që të nënshkruajë kontratën e re me klubin ose të largohet.

Sipas mediumit The Indepedente, Ramseyt i është ofruar një kontratë e re pesëvjeçare nga Arsenali.


Trajneri i ri i skuadrës Unai Emery është i etur të mbajë Ramsey në klub dhe ndoshta të emërojë atë kapiteni në vazhdim pas pensionimit të Per Mertesacker.

Por, me vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij të tanishme, ylli uellsian do të shitet nëse nuk pajtohet me një zgjatje të kontratës.

Ramsey 8 Aaron Ramsey (Getty Images)

Arsenali është i përgatitur t'ia ofrojë Ramseyt një rritje të konsiderueshme të pagës së tij prej 110 mijë funtesh në javë.

Por, 27-vjeçari mund të marrë parasysh mundësitë e tij për tu transferuar diku tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së re.

Kjo ka të ngjarë të jetë kontrata e fundit e Ramseyt dhe dëshiron të jetë i sigurt se do të luajë një rol të madh nën urdhrat e Emeryt.

Për lojtarin interesim ka shprehur Chelsea në Ligën Premier dhe Juventusi në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app