LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton thellë në derbi ndaj Chelseat, Xhaka shënoi supergol

Arsenali fiton thellë në derbi ndaj Chelseat, Xhaka shënoi supergol

Arsenali ka fituar në derbin e zjarrtë lokal ndaj Chelseat me rezultat të thellë 3-1 në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas i është kthyer fitores pas shtatë ndeshjeve në kampionat duke marrë një fitore të madhe ndaj rivalëve të tyre lokal, Chelseat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve dhe me më shumë raste të krijuara, ndërsa arritën t’i shënojë edhe dy gola.


Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 35-të minutave lojë dhe ishte Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim, në skenë doli mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (44’), i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit rreth 25 metra për 2-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por vendasit edhe pse ishin më konkret duke pasur raste më të pastra, shënuan vetëm një herë, po aq sa mysafirët.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të dhe ishte Bukayo Saka që shënoi gol të bukur për 3-0.

Arsenali pati raste të mira me anë të Lacazette (83’) dhe Mohamed Elneny (84’), por goditja e sulmuesit u prit nga portieri, ndërsa goditja e mesfushorit u ndal nga traversa.

Pas këtij goli, Chelsea arriti të dalë në një sulm të mirë dhe të shënojë me anë të Tammy Abraham (86’) për 3-1, por ky doli të ishte gol i fundit dhe i rezultatit përfundimtar, pasi Jorghinho dështoi të shënojë në shtesë nga penalltia, e cila iu prit nga Bernd Leno.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 14-të me 17 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e gjashtë me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë udhëtojnë te Brighton, teksa Blutë e presin Aston Villan. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1342894340285345792

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1342897037696753667

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1342904059368513541

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1342911658289754112

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Serie A
Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori