LAJMI I FUNDIT:

Arsenali e nxjerr në shitje Granit Xhakën, këto janë dy skuadrat që duan mesfushorin nga Kosova

Arsenali e nxjerr në shitje Granit Xhakën, këto janë dy skuadrat që duan mesfushorin nga Kosova

Granit Xhaka nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali sipas medieve angleze.

Mesfushori kosovar nuk është duke kaluar momente të mira në Londër dhe ndeshja e fundit ndaj Burnleyt ishte treguesi më i mirë.

Xhaka humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, pasi kapu për fyti një futbollist kundërshtar.


Sigurisht që veprimi i tij u kritikua nga trajneri Mikel Arteta, por edhe nga tifozët dhe analistët anglez.

Daily Mail tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës.

Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.

28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër, derisa këtë edicion ka luajtur në total në 15 ndeshje, duke mos arritur të shënoj ose asistoj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori